“Sesame Street”, seriali që prej 57 vitesh ndërthur argëtimin me edukimin e fëmijëve
Seriali i njohur amerikan për fëmijë “Sesame Street” shënon sot 57-vjetorin e transmetimit të tij të parë, duke mbetur një prej produksioneve më jetëgjata dhe më me ndikim në historinë e televizionit edukativ. I krijuar nga Joan Ganz Cooney dhe Lloyd Morrisett, seriali pati premierën më 10 nëntor 1969 në Shtetet e Bashkuara. Ai u konceptua si një program që përmes argëtimit do të ndihmonte fëmijët e moshës parashkollore të zhvillonin njohuritë dhe aftësitë e tyre, duke ndërthurur aktrimin, humorin, animacionin dhe kukullat. Një prej elementeve më të veçanta të produksionit janë personazhet kukulla të krijuara nga Jim Henson, të cilat ndër vite janë shndërruar në figura të njohura për breza të tërë fëmijësh. Përmes historive të shkurtra, këngëve dhe situatave të përditshme, “Sesame Street”...
Burimi:
kultplus.com