Shisnin dekodera me qindra kanale pirate, dënohen me nga 9 muaj burg tre persona në Tiranë
Tre shtetas janë dënuar me nga nëntë muaj burgim secili, pasi akuzohen se shisnin dekodera me qindra kanale televizive pirate, pa pasur licencë apo autorizim nga operatorët që zotërojnë të drejtat e transmetimit. Vendimi është marrë nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, e cila i shpalli fajtorë shtetasit me inicialet F.Ç., A.S. dhe E.Xh. për veprën penale “Mashtrim kompjuterik”. Hetimet për këtë rast nisën në vitin 2023, pas kallëzimit të kompanisë Digitalb, e cila denoncoi subjekte që shisnin përmes rrjeteve sociale paketa televizive të saj, duke pretenduar se dispononin të drejtat e transmetimit. Nga hetimet dhe blerjet e simuluara të pajisjeve dekoder, Prokuroria identifikoi tre subjektet që ushtronin këtë aktivitet të paligjshëm. Bëhet fjalë...
Burimi:
javanews.al