Lëvizje në Policinë e Shtetit, ndryshojnë drejtuesit në 3 qarqe
Policia e Shtetit ka bërë disa ndryshime në strukturat drejtuese, me emërime dhe transferime në disa drejtori vendore dhe në departamentet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Në kuadër të këtyre lëvizjeve, Drejtuesi i Parë Kastriot Skënderaj është emëruar Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan. Ndërkohë, Drejtuesi Fatmir Hoxha, i cili mbante detyrën e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, është emëruar Specialist në Drejtorinë për Integrimin në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Ndryshime ka edhe në strukturat drejtuese të Policisë së Beratit dhe Korçës. Drejtuesi Luigj Vathi, nga detyra e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, është emëruar Drejtor i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë. Në të njëjtën kohë, Drejtuesi Gëzim Zhupaj, i cili drejtonte...
Burimi:
argjiroja.net