Lëvizje në Bashkinë e Tiranës! Pas Ristanit, dorëhiqet Sekretari i Përgjithshëm, Veliaj nga qelia komandon Alban Dokushin
Erion Veliaj dhe Alban Dokushi TIRANË-Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Eldi Hoxha ka dhënë dorëheqjen. Pas largimit të tij, kryebashkiaku Erion Veliaj ka komanduar në postin e Sekretarit të Përgjithshëm Alban Dokushin. Lëvizjet në Bashkinë e Tiranës vijnë pas vendimit të Veliajt për të shkarkuar Anuela Ristanin, e cila ushtronte funksionet e kryetarit të bashkisë gjatë kohës që Veliaj ndodhet në paraburgim. Dokushi më 21 Mars 2025 u shkarkua nga kryetarja e komanduar e bashkisë, Anuela Ristani. Lidhur me shkarikimin u shpreh edhe Gjykata Administrative, e cila u shpreh në vendim se largimi i tij ishte kryer në kundërshtim flagrant me ligjin, duke përbërë një shkelje të rëndë të standardeve ligjore dhe procedurale. Alban Dokushi është një nga personat më të afërt të Veliajt, ndërsa ishte personi...
Burimi:
zeri.ai