Lëvizja që i habiti të gjithë, Modriç pranon ofertën e Igli Tares për Milanin 

Lëvizja që i habiti të gjithë, Modriç pranon ofertën e Igli Tares për Milanin 

Igli Tare e ka nisur punën te Milani në mënyrën më të mirë. Drejtori shqiptar e ka nisur nga pankina duke marrë Allegri-n te kuqezinjtë. Ndërkohë edhe në pjesën e organikës së lojtarëve është duke u punuar shumë në këto kohë.  Lëvizja që i habiti të gjithë është padyshim ajo e Luka Modric. Kroati i cili u largua nga Real Madrid, pritet që të kalojë te Milani. Pas interesimit të Tares, mediat spanjolle kanë raportuar se Modric ka pranuar ofertën e shqiptarit për një vit kontratë te Milani. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/ 
Burimi: Sportekspres.com