Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Lëviza me Golf 10 ditë para arrestimit, ja si erdhi policia te unë”, “Pole Qorri” flet para Gjykatës: S’kam lidhje…
Gjykata e Tiranës ka rikonfirmuar dje masën e sigurisë “arrest me burg” për Flodian Plakun, i njohur me nofkën ‘Pole Qorri’, ndaj të cilit kishte një urdhër-arresti prej gushtit 2024, lidhur me vrasjen e Gentjan Bejtjas. Ky i fundit u ekzekutua në mars 2024, brenda rrethimit të banesës së tij në fshatin Larushk, me breshëri automatike, ndërsa dyshohet se një nga personat që morën pjesë në atentat ishte edhe Flodian Plaku. Ky i fundit njihej edhe me mbiemrat Mamo e Serjani. Gjatë seancës për rivlerësimin e masës së sigurisë, Plaku u shpreh se nuk ka lidhje me krimin. Ai u shpreh se 10 ditë para se të arrestohej nga forcat RENEA në Orikum, atje ku u kap në mjediset e një hoteli, teksa po hante...