Levani shkrumb e hi/ Baçi: Shikoni pamjet e zonës, pasi ‘heronjtë’ e partisë me praninë ‘besnike’ shuan zjarrin
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabilizimin e flakëve. Në një postim në rrjetet sociale, Baçi thotë se situata është paraqitur si “nën kontroll”, ndërsa pamjet nga zona dëshmojnë të kundërtën. Ai akuzon autoritetet për vonesa në ndërhyrje dhe kritikon angazhimin e strukturave shtetërore në përballimin e situatës. Baçi ka publikuar edhe pamje ajrore, ku dallohet një sipërfaqe e gjerë e përfshirë nga zjarri dhe e dëmtuar nga flakët. Reagimi i plotë: Situata ne " kontroll" te plot deklarojne ne raportimet e tyre, sejmenet e pushtetit! Zjarri ne Levan u "shua" dhe çdo gje u "stabilizua", fal nderhyrjes ne koh, angazhimit dhe punes "heroike" te sejmenve te pushtetit! Shikoni, Pamje te zones...
Burimi:
syri.net