Levani bëhet “zi”, zjarret “përpijnë” 6 fshatra. Banorët me lot në sy

Levani bëhet “zi”, zjarret “përpijnë” 6 fshatra. Banorët me lot në sy

Dikur, Bajram Sulejmani punonte në këtë punishte druri. Zjarri i rënë në Levan të premten e 4 shtatorit i shkrumboi gjithçka. Edhe pse në moshë pensioni, Bajrami punonte në punishten e tij për të siguruar më shumë të ardhura për jetesën. Zjarri që përfshiu ditën e djeshme 6 fshatra të Fierit vijon të jetë aktiv edhe gjatë ditës së sotme. Mes rrezikut të flakëve, kjo 80-vjeçare u shpërngul në banesën e vajzës në Peshtan të Vogël, pasi flakët po shkonin drejt shtëpisë ku banonte. Banorët e Levanit thonë se zjarret janë të qëllimshme, ndërkohë që zjarrfikësve u mungon infrastruktura për të ndërhyrë në kohë.