Letra e Veliajt nga burgu/ PD kërkon hetim: Dënojmë me forcë kërcënimin, jeta e tij është në rrezik
foto nga selia e pd-se TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar pas publikimit të letrës së Erion Veliajt nga burgu i Fierit në të cilën kryebashkiaku pretendon se kryeministri Edi Rama i ka përcjellë tri kushte përmes ministrit të Drejtësisë Toni Gogu gjatë takimit që kanë zhvilluar të premten. Sipas asaj që Veliaj ka shkruar në letër ndër kërkesat e Ramës kanë qenë dorëheqja nga drejtimi i Bashkisë së Tiranës delegimi i kompetencave te Arbër Hajdari si dhe pranimi se ka ndërhyrë në protestat e njohura si 'Flamingot'. Në reagimin e saj, PD i cilëson këto pretendime si kërcënime ndaj Veliajt në qeli dhe kërkon hetim urgjent për Ramën, Gogun dhe Hajdarin. Sipas selisë blu letra ngre shqetësime serioze për sigurinë e kryebashkiakut në burgun e Fierit....
Burimi:
zeri.ai