Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Letoni-Shqipëri, drejtësia do të vendoset nga arbitri që u rrah në fushë
👁6871
Të martën, kombëtarja shqiptare do të përballet me Letoninë në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026. Në prag të kësaj përballje të rëndësishme, UEFA ka zbuluar emrat e arbitrave që do të drejtojnë takimin. Për ndeshjen është caktuar një trupë gjykuese nga Turqia. Arbitër kryesor do të jetë Umut Meler, një emër i njohur dhe shpesh i diskutuar në arenën ndërkombëtare, sidomos pas një incidenti të bujshëm në dhjetor të vitit 2023, ku u sulmua fizikisht nga presidenti i klubit turk Ankaragucu, pas përfundimit të ndeshjes ndaj Rizespor. Në krah të tij do të jenë ndihmësit Kerem Ersoy...