Letërsia për fëmijë, në QKLL një diskutim mes shkrimtarëve

Letërsia për fëmijë, në QKLL një diskutim mes shkrimtarëve

Letërsia për fëmijë mblodhi në mjediset e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit autorë të kësaj letërsie. Një ditë më parë në mjediset e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit u zhvillua një diskutim  mbi letërsinë për fëmijë, ku e pranishme ishte dhe drejtoresha e QKLL Alda Bardhyli. Ky takim që bëri bashkë shkrimtarë të letërsisë për fëmijë erdhi pas hapjes së thirrjes së Fondit të Krijimtarisë Letrare për Fëmijë për vitin 2025, një fond i përvitshëm që mbështetet nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit. Pjesë e tryezës së diskutimit ishin fitues të këtij fondi ndër vite si: Zimo Krutaj, Rudina Çupi, Riza Braholli, si dhe shkrimtarë të tjerë afirmuar të letërsisë për fëmijë si Edi Gogu, Lefteri Gjoshe, Rajmonda Belli, Majlinda Leka, etj,...