Lëngjet mbi 100 ml së shpejti të lejueshme në disa aeroporte evropiane, ja si teknologjia e re ndryshon rregullat

Lëngjet mbi 100 ml së shpejti të lejueshme në disa aeroporte evropiane, ja si teknologjia e re ndryshon rregullat

Një nga aspektet më të lodhshme të udhëtimeve ajrore mund të bëhet së shpejti pjesë e së kaluarës. Kufizimet për transportin e lëngjeve dhe xhelrave në bagazhet e dorës, mund të hiqen në disa aeroporte evropiane, falë teknologjive të reja të sigurisë dhe miratimit të pritshëm të sistemeve të avancuara të kontrollit. Që prej vitit 2006, udhëtarët kanë qenë të detyruar të mbajnë lëngje në enë me kapacitet maksimal 100 ml, të vendosura në një qese plastike transparente me kapacitet total prej 1 litri, një masë që u vendos për të parandaluar sulmet terroriste me eksplozivë të lëngshëm. Ky rregull...