Leku thyen rekord global në kursin ndaj euros ne 10 vite, monedha më e fortë në listën e 40 vendeve
Leku shqiptar ka regjistruar forcimin më të madh ndaj euros gjatë dekadës së fundit, krahasuar me 40 monedhat kryesore globale të përfshira në analizën e Eurostat, duke e ulur me rreth një të tretën vlerën e euros në tregun vendas që nga viti 2016. Sipas Eurostat në gusht 2016, një euro këmbehej me 136.51 lekë, ndërsa në gusht 2026 kursi zbriti në 92.78 lekë për euro, me rënie 32% të vlerës së euros ndaj lekut në një periudhë 10-vjeçare. Në matjet e Eurostat u analizua kursi mesatar i këmbimit mujor për 40 nga monedhat kryesore në qarkullim në botë, europiane dhe jashtë Europës. Leku rezulton valuta me mbiçmimin më të madh ndaj euros në periudhën gusht 2016 – gusht 2026 (shiko grafikun me poshtë). Krahasimi...
Burimi:
syri.net