Legjenda e kampeve dhe burgjeve, Osman Kazazi

Legjenda e kampeve dhe burgjeve, Osman Kazazi

Osman Abdulla Kazazi u lind më 9.7.1917 në Tiranë. Ai është një prej figurave emblematike të qëndresës antikomuniste, jo vetëm në Shqipëri, po i pazakontë në gjithë Lindjen komuniste. Regjimi e dënoi tri herë, duke i rrëmbyer lirinë plot 33 vjet, 6 muaj, 4 ditë. Nëse kësaj mungese lirie do i shtojmë edhe 5 vitet e internimit, shifra del edhe më e frikshme. Osmani u arrestua kur ishte i ri 28 vjeç dhe doli prej andej 69 vjeç, pa shijuar pjesën më të bukur të jetës. Dhe e gjitha pa bërë asgjë. Pasi në vitin 1940 mbaroi studimet në gjimnazin e Shkodrës, nisi studimet e larta në Itali për farmaceutikë. Në vitin 1942 u bë anëtar i Ballit Kombëtar prej Halim Begesë. Në qershor 1943,...