Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Legjenda e Kalasë së Zveçanit
Shkruan: Ahmet Jashari Një zhurmë e trokut të kuajve që përcilleshin nga pluhuri i asaj vere të nxehtë si ferri, bëri që për një moment të ngritej në këmbë për të parë atë që po ndodhte në rrugët e fshatit të tij, që rëndom ishin të qeta. Ia gjeti një vend të rehatshëm koshit të thuprave që ishte duke thurur dhe u nis kah dyert e oborrit, të cilat i kishte thurur poashtu me thupra babai i tij vetëm pak kohë para se të merrej dhunshëm në rrugët e qytetit nga ushtria që mobilizonin vendasit për luftërat e tyre. Kishin kaluar shumë vite dhe nuk kishin marrë asnjë lajm për babën. Ai mund të ishte vrarë diku, ndoshta në luftë, apo edhe ndoshta ishte i gjallë...