Leclerc: Ferrari është në rrugën e duhur, por nuk duhet të na rritet mendja

Leclerc: Ferrari është në rrugën e duhur, por nuk duhet të na rritet mendja

Piloti monegask i Ferrari, Charles Leclerc, është larguar nga Belgjika i kënaqur me përditësimet e bëra në makinën SF-25, të cilat i lejuan të merrte podiumin e tij të pestë të sezonit (u rendit i treti). Megjithatë, makina McLaren është ende në një planet tjetër, me të dy pilotët e saj që zunë dy vendet e para. “Max ishte prapa gjatë gjithë garës me një diferencë prej dy sekonash, kështu që nuk është kurrë e lehtë. E dija që xhiroja e parë do të ishte më e vështira sepse nuk kishim të njëjtën ngarkesë si McLaren ose Red Bull, por...