Leao shkëlqen si “9”, Allegri ka gjetur çelësin. Rafa i ri është gati për të “fluturuar”

Leao shkëlqen si “9”, Allegri ka gjetur çelësin. Rafa i ri është gati për të “fluturuar”

Është ende futboll vere, por te Milani muzika duket se ka ndryshuar. Dora e Massimiliano Allegrit po ndjehet dhe tifozët, që i janë përgjigjur me entuziazëm fazës së parë të fushatës së abonimeve, kanë marrë sinjale premtuese, mbi të gjitha nga Rafael Leão. Portugezi, për herë të parë i qartë dhe konkret përpara portës, është aktivizuar si “9” i vërtetë në miqësoren ndaj Liverpool-it, duke hapur hapësira të mëdha për kundërsulmet e kuqezinjve. Lëvizje tipike të Milanit të ri “allegrist”, që po bazohet te vuajtja në mbrojtje dhe rrezikshmëria në tranzicion si armët kryesore. Një stil loje që mund të...