Leao rikthehet në Champions me Galatasaray: Ky klub ma dha mundësinë ta luaj sërish
9 Shtator 2026 11:24 Alfred Lleshi Në prag të debutimit në Champions League kundër Sporting CP, Rafael Leao foli për aventurën e re te Galatasaray dhe largimin nga Milani pas 7 sezonesh kuqezi. “Falënderoj Galatasaray për gjithçka që ka bërë për mua. Për dy muaj donin të më sillnin këtu dhe unë gjithmonë kam besuar te projekti. Më dha sërish mundësinë të luaj në Champions League. Tifozët janë të jashtëzakonshëm, e përjetojnë klubin deri në fund”. Përballë Sportingut, skuadra ku Leao u formua: “Është një ekip që e dua shumë, por tani nuk mund të përqendrohem te Sportingu, sepse jam lojtar i Galatasaray. Në çdo ndeshje hyjmë për të fituar. Në Champions do të jetë e vështirë, duhet t’i respektojmë të gjithë kundërshtarët dhe të tregojmë...
Burimi:
telesport.al