Lea Ypi: Dhuna pa strategji e pa plan për të ardhmen kthehet në vëllavrasje të kotë
Shkrimtarja e njohur shqiptare ka reaguar në rrjete sociale në lidhje me protestat e dhunshme në Tiranë këto ditë. Ajo shprehet se nuk qëndron me asnjërën palë dhe mbështet zgjidhje paqësore, ose më së paku rikthim te protestat e qeta në bulevard. Ypi, si gjithmonë, mbetet një social-demokrate e bindur dhe flet me mençuri. Më poshtë reagimi i plotë i shkrimtares Lea Ypi: Të dashur miq, gazetarë e lexues që më keni shkruar për të më kërkuar një mendim për protestat në Shqipëri: mendimin tim e kam bërë të qartë katër muaj më parë dhe nuk e kam ndryshuar. Po e përsëris, meqë pyetjet vazhdojnë. Siç e dini shumë mirë, nuk jam ndier ndonjëherë e përfaqësuar nga e majta qeverisëse në Shqipëri dhe nuk ndihem...
Burimi:
argjiroja.net