LDK e PDK marrin pjesë, AAK bojkoton, sot seanca e radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës…

LDK e PDK marrin pjesë, AAK bojkoton, sot seanca e radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës…

Sot, në orën 11:00, pritet të zhvillohet seanca e radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, një muaj pas ndërprerjes në mes të tensioneve pasi kreu i LVV, Albin Kurti kërkoi kohë për një marrëveshje për Presidentin.Seanca është thirrur për në orën 11:00 nga kryesuesi Avni Dehari, ndërsa në rend dite janë zgjedhja e kryetarit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit. Lëvizja Vetëvendosje pritet ta rikandidojë Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit.Partia Demokratike e Kosovës pritet të propozojë Vlora Çitakun për nënkryetare, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës, Kujtim Shalën.PDK dhe LDK kanë konfirmuar pjesëmarrjen në seancë, ndonëse afati kushtetues për konstituim ka skaduar prej më shumë se 30 ditësh. Ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka njoftuar se do të bojkotojë me arsyetimin se “nuk...