Lazio rikthehet te fitorja. Bardhekaltrit bëjnë detyrën ndaj Venezia, i bashkohen Romës dhe Interit në krye (video)

Lazio rikthehet te fitorja. Bardhekaltrit bëjnë detyrën ndaj Venezia, i bashkohen Romës dhe Interit në krye (video)

19 Shtator 2026 22:36 Telesport Pas barazimit 2-2 ndaj Milanit në fundjavën e shkuar, Lazio është rikthyer te fitorja. Bardhekaltrit e drejtuar nga Gennaro Gattuso fituan 0-2 në transfertën ndaj Venezia, e vlefshme për javën e pestë në Serie A. Vendasit patën shansin e artë për të gjetur golin e avantazhit në minutën e 17-të, por John Yeboah gabon nga pika e bardhë e penalltisë, e cila ndalet nga Christos Mandas, i cili ishte po ai që e shkaktoi përmes një ndërhyrjeje të gabuar ndaj kundërshtarit në zonë. Pjesa e parë mbyllet 0-0. Pjesa e dytë nis më mirë për Lazion. Në minutën e 51-të, kryeqytetasit gjejnë avantazhin me Mattia Zaccagni. Kapiteni tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, pas faullit të John...