Lavinia Fontana, artistja e Rilindjes që guxoi të pikturonte trupin femëror përtej kufijve të kohës
Në një epokë kur arti dominohej nga burrat dhe gratë përballeshin me kufizime të forta shoqërore, piktorja italiane Lavinia Fontana guxoi të eksploronte tema që rrallë trajtoheshin nga gratë artiste. E konsideruar artistja e parë profesioniste që pikturoi figura femërore nudo, ajo u dallua jo vetëm për portretet dhe veprat fetare, por edhe për pikturat erotike që, në disa raste, tejkaluan guximin e bashkëkohësve të saj burra. Në autoportretin e vitit 1577, Fontana paraqitet si një grua elegante dhe e kulturuar, e veshur me kujdes, me kavaletin në sfond që dëshmon për identitetin e saj artistik. Një pamje krejt tjetër shfaqet në veprën Minerva duke u veshur, ku perëndesha mitologjike paraqitet nudo, duke u kthyer drejt shikuesit me një vështrim që ndërthur përmbajtjen dhe sensualitetin....
Burimi:
kultplus.com