Lautaroooooooo! Vjen goli i parë në “San Siro”, shënon kapiteni (video)

Lautaroooooooo! Vjen goli i parë në “San Siro”, shënon kapiteni (video)

6 Maj 2025 21:25 Telesport Po luhet sonte në “San Siro” gjysmëfinalja e kthimit mes Interit dhe Barcelonës për të përcaktuar ekipin e parë që do të shkojë në finale e madhe të Champions League. Goli i parë i takimit ka ardhur në minutën e 21-të, Federico Dimarco përfiton nga një top i gabuar i mesfushës së Barcelonës dhe pason për Denzel Dumfries, holandezi asiston për Lautaro Martinez, i cili dërgon topin në rrjetë. Kujtojmë që ndeshja e parë në Katalonjë ka përfunduar 3-3 dhe me rezultatin aktual, Inter është ekipi që shkon në finale. SHIKOGOLIN
Burimi: Telesport.al