Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Lautaro Martinez, tashmë konsiderojeni ‘top lojtar’. A mund ta fitojë “Topin të Artë” kapiteni zikaltër?
👁2897
Pas një tjetër performance dominuese në Champions League, Lautaro Martinez është sërish në qendër të vëmendjes. Sulmuesi argjentinas ishte vendimtar në përballjen me Bayern Munich (2-2), duke u shpallur lojtari i ndeshjes në çerekfinalken e kthimit të Champions League. Me 21 gola në 43 ndeshje, “Toro” po përjeton një tjetër sezon spektakolar me fanellën e Interit. Një mesatare golash që do të ishte e jashtëzakonshme edhe për legjendat e së kaluarës. Nëse në ndeshjen e parë i ndëshkoi bavarezët me një perlë teknike, në kthim u tregua “gjuetar” i vërtetë brenda zonës. U tregua më shumë një “gjarpër” sesa një...