Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
“Lashë Jovic bashkë me Pulisic për të bllokuar Kristjan Asllanin”! Trajneri i Milanit tregon si fitoi kundër Interit: Jam i njëjti trajner si dy ditë më parë
👁6354
Milani ka arritur të fitojë një tjetër derbi kundër Interit në kohën e Conceicaos. Këtë herë kuqezinjtë kanë mundur 3-0 zikaltërit dhe kanë arritur që të kalojnë në finalen e Kupës së Italisë. Menjëherë pas ndeshjes, Conceicao tregoi sesi arriti te kjo fitore, duke treguar një vëmendje të vecantë edhe për mesfushorin shqiptar, Kristjan Asllanin. “Ndjenja para ndeshjes kundër Atalantës ishte pozitive, detajet e vogla janë të rëndësishme. Më pëlqeu qëndrimi, kompaktësia dhe qëndrueshmëria. Vuajtëm në minutat e para më shumë se sa donim, mund të kishim bërë më mirë në kundërsulme. U përpoqëm të përmirësonim 2-3 aspekte dhe luajtëm...