Largimi i Inzaghit si epitaf i 5 rrathëve të ferrit, ku Interi përfundoi pas finales së Champions-it

Largimi i Inzaghit si epitaf i 5 rrathëve të ferrit, ku Interi përfundoi pas finales së Champions-it

Nga Alfred LLESHI Në Paris, diku mes dritave që s’flenë kurrë dhe ambicies që nuk njeh limite, thuhet se është “ngritur” një kullë e re imagjinare. Jo prej çeliku të rafinuar si ajo e Gustave Eiffel, por me “pluhur futbolli të djegur” në 90 minuta torturë. Pesë “kate turpi”, pesë “rrathë ferri” për një Inter që mendoi se mund t’i sfidonte perandoritë e naftës me pasionin e projektimit të rafinuar buxhetor. Kulla Eiffel për interistët tashmë ka formën e një numri 5…, sa gola pësuan në finalen e Mynihut, më 31 maj ndaj PSG. Tashmë, për Interin, ajo kullë e shumë vizituar nga e gjithë bota, nuk është më simbol i qytetit të dashurisë, por epitaf i një nate që do të mbetet në kujtesë...