Larg duart nga studentët”/ Profesori që rrezikoi syrin nga plumbi i gomës së policisë, mesazh të fortë Ramës nga protesta: Largohu! E kemi zgjidhur kontratën me ty
Larg duart nga studentët”/ Profesori që rrezikoi syrin nga plumbi i gomës së policisë, mesazh të fortë Ramës nga protesta: Largohu! E kemi zgjidhur kontratën me ty Profesori i Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, Maksim Meço, i cili pretendon se u godit nga një plumb gome i policisë gjatë protestës pranë Kryeministrisë, i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama të largohet nga detyra. Nga protesta para Kryeministrisë, Meço tregoi se tri ditë më parë ishte goditur teksa ndodhej në trotuar, në mbështetje të studentëve. Ai tha se ishte dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak dhe se, për fat të mirë, kishte shpëtuar syrin. Profesori paralajmëroi se do ta ndjekë çështjen në rrugë ligjore, duke e cilësuar ngjarjen si dhunë. Meço kundërshtoi gjithashtu ftesën e qeverisë...
Burimi:
sot.com.al