Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Laporta paralajmëron goditjen në merkato: Jemi pranë mbylljes së një blerjeje të rëndësishme
👁10852
Vazhdon të flitet shumë për situatën financiare dhe bilancin e Barcelonës, gjithmonë e lidhur me zëra të shumtë dhe tratativa merkatoje. Në veçanti, është diskutuar shumë mbi mundësinë ose jo të shpenzimit të një shume të konsiderueshme për Nico Williams, yllin e Athletic Bilbaos. Lidhur me këtë, presidenti i katalanasve, Joan Laporta, ka dhënë disa deklarata, të raportuara nga Fabrizio Romano, mbi fuqinë investuese të klubit, duke theksuar gjithashtu se disa tratativa janë drejt përfundimit: “Mund të blejmë lojtarë normalisht, kemi bilanc ekonomik në raportin 1:1. Jemi pranë mbylljes së një blerjeje të rëndësishme, po punojmë edhe për një tjetër...