Lapaj sfidon Endri Shabanin: Të respektojmë marrëveshjen, mandatin ta marrë Greta Ambeli që është më e votuara

Lapaj sfidon Endri Shabanin: Të respektojmë marrëveshjen, mandatin ta marrë Greta Ambeli që është më e votuara

24 orë para se KQZ të shpërndajë mandatet për Tiranën, Adriatik Lapaj ka tentuar për herë të fundit të arrijë një marrëveshje me aleatin e tij Endri Shabani për fatin e mandatit të vetëm të deputetit që koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet” fitoi në 11 maj. Në një konferencë me gazetarët Lapaj deklaroi që ai vetë nuk do ta marrë mandatin e deputetit, duke ftuar Endri Shabanin të bëjë të njëjtin veprim. “Z. Shabani, ju pres! Ejani të respektojmë marrëveshjen, të japim dorëheqjen dhe mandatin ta marrë ajo që qytetarët e zgjodhën me votë të lire, znj. Greta Ambeli, kandidatja më...
Burimi: Vizionplus.tv