Burimi:
Sportiim.al

Foto © Sportiim.al
Lamtumira e një legjende, Vitinja: ‘Modriç modeli im’, Kurtua: ‘Legjendë e Real Madrid’
Luka Modriç luajti ndeshjen e tij të fundit për Real Madridin mbrëmë, duke i dhënë fund një aventure të jashtëzakonshme 13-vjeçare me një humbje të rëndë 0-4 kundër Paris Saint-Germain në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube. Një disfatë që, megjithatë, nuk e zvogëlon madhështinë e mesfushorit kroat, i cili u largua nga fusha mes përqafimeve dhe lotëve. Pasi hyri në lojë në pjesën e dytë por pa mundur të ndryshonte gjëndjen shokuese të Realit, Luka në fund mori gjithë vëmendjen e të pranishmëve në fushë dhe tribuna të MetLife. Shokët e tij të ekipit dhe kundërshtarët – nga...