Lampard i gëzohet fitores së parë, Coventry bën surprizën dhe siguron tre pikët e para në PL pas 25 vitesh (video)
19 Shtator 2026 20:52 Telesport Coventry i drejtuar nga Frank Lampard ka marrë fitoren e parë në Premier League pas plot 25 vitesh mungesë në elitë. Në ndeshjen e javës së pestë në Premier League, Coventry bëri surprizën duke fituar 0-1 në transfertën ndaj Nottingham Forest. Golin vendimtar të takimit e shënoi Jay Dasilva në minutën e 55-të, pas një kundërsulmi të shpejtë. Në minutën e 88-të, Igor Jesus barazon shifrat, duke përfituar nga një gabim i mbrojtjes mike. Megjithatë, festa e vendasve zgjat shumë pak. Ndëryh VAR, anulohet goli për faull gjatë aksionit. Shifrat nuk ndryshuan deri në fund. Coventry fiton 0-1 dhe merr tre pikët e para pas 4 humbjeve rresht dhe lë pas Tottenham dhe Fulham. Nottingham Forest mbetet në vendin e...
Burimi:
telesport.al