Lakers marrin frenat e renditjes në NBA, fitore jashtë fushe për Philadelphia, Miami e Boston
Me fitoren arritur sot në fushën e Detroit me shifrat 121-116, skuadra e Lakers mbetet më e mira aktualisht në NBA (9 fitore e 2 humbje). Fitore e rëndësishme për kalifornianët, që luajtën pa Luka Doncic dhe ai që shkëlqeu ishte Austin Reaves, autor i 43 pikëve. Në Konferencën e Lindjes vijon të dominojë Philadelphia, që sot fitoi 127-121 në fushën e Chicago. Të gjithë titullarët e ekipit mik realizuan mbi 13 pikë. Fitore të thellë korri skuadra e Dallas, që mundi 130-93 Brooklyn, ku u dallua Flagg me 25 pikë e 12 asist. Miami duket se e ka lënë pas krizën, duke mundur 114-108 Sacramento jashtë fushe, ndeshje ku u dallua Antetokounmpo, autor i 29 pikëve. Fiton edhe Boston, që falë 27 pikëve të...
Burimi:
telesport.al