Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Lakers dhe Boston humbasin në çerekfinalet e radhës, fitorja e parë për Milwaukee
👁9539
Skuadra kampione e Boston u mund 95-93 ndaj Orlando, duke pësuar humbjen e parë në fazën çerekfinale. Edhe pse Tatum realizoi 36 pikë ato s’mjaftuan për të fituar. Wagner me 32 pikë e Banchero me 29 bënë diferencën në fushë për Orlando. Fitoren e parë në këto çerekfinale korri ekipi i Milwaukee, që mundi 117-101 Indiana. Antetokounmpo dhe Trent Jr. realizuan nga 37 pikë secili për ekipin e Bucks, ndërsa 28 pikët e Pascal Siakam për Indiana mbetën për statistikë. Në Konferencën e Perëndimit, skuadra e Minnesota del sërish në avantazh pas fitores 116-104 ndaj Lakers. McDaniel me 30 pikë...