Lajm i mirë, Gonxhja: Dea e Butrintit kthehet në shtëpi!
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë shqiptarët, sidomos për ata të apasionuar pas arkeologjisë. Gonxhja ka ndarë në rrjetet sociale lajmin se Dea do të rikthehet në Butrint. Sipas tij, pas një rrugëtimi nga qyteti antik drejt Romës dhe më pas në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë, një prej veprave më të çmuara të trashëgimisë sonë arkeologjike rikthehet në vendin ku u zbulua. Postimi i ministrit: Pas një rrugëtimi nga qyteti antik drejt Romës dhe më pas në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë, një prej veprave më të çmuara të trashëgimisë sonë arkeologjike rikthehet në vendin ku u zbulua. Rikthimi i Deas pasuron rrëfimin e Butrintit dhe u mundëson vizitorëve të shohin nga afër...
Burimi:
vizionplus.tv