
LAJM I MIRË – BERZH jep 731 mijë euro për parkun ligatinor në hyrje të liqenit të Shkodrës…
👁6050
Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci: Një tjetër kontratë e lidhur për Shkodrën, një tjetër investim për Liqenin e Shkodrës! Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka njoftuar lidhjen e kontratës me vlerë 731,000 euro për përmirësimin e peizazhit dhe infrastrukturës lidhëse për Parkun Ligatinor në hyrje të Liqenit të Shkodrës, ku autoriteti kontraktor është Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Ky investim ka si qëllim rritjen e ofertës turistike të zonave natyrore në qarkun Shkodër. Parku Ligatinor do të ofrojë funksione rekreative për qytetarët, si zona për ecje dhe pushim me pamje nga ligatinat dhe objektet sportive. Bashkia...
Burimi:
Shkodraweb.com