Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Lajm i keq për Bayern! Wirtz zbulon klubin e ëndrrave dhe bavarezët nuk janë as në vend të dytë
👁5551
20 Prill 2025 9:45 Telesport Florian Wirtz nuk do Bayern, pavarësisht se klubi bavarez po tenton ta transferojë duke shitur 5% të aksioneve. Sipas gazetës gjermane BILD, ylli gjerman preferon të transferohet te Real Madrid, ëndrra e tij e madhe. Pas Los Blancos, ai e sheh veten te Manchester City dhe më pas te Bayern. Familja e Wirtz ka kuptuar dëshirat e mesfushorit ofensiv të Bayer Leverkusen, vlera e të cilit sot llogaritet 140 mln euro. Wirtz është gati të presë një, dy ose më shumë vite, që Real Madrid të krijojë kushtet për blerjen e tij.