Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
LAJM I FUNDIT/ Tronditje e madhe te Partizani, Skënder Gega jep dorëheqjen dhe lë detyrën
Një tronditje e madhe vjen nga Partizani para nisjes së sezonit të ri në Superiore. Skënder Gega ka vendosur që të mos vazhdojë më punën si trajner në këtë skuadër. Vetëm pak minuta më parë është bërë zyrtare edhe nga ana e kryeqytetasve. Në të thuhet se Skënder Gega ka paraqitur dorëheqjen nga detyra dhe ky vendim i tij është pranuar nga ana e presidentit Demi. Me Skënder Gegën, Partizani siguroi pjesëmarrjen në Europë, ndërsa u eliminua nga turi i parë i Conference League. Duket qartë se trajneri Gega nuk është aspak i kënaqur me mënyrën sesi kanë rrjedhur gjërat...