Laboratori i kokainës në Frakull, SPAK kërkon konfiskimin e 16 pasurive 2 mln euro  të Nikolin e Klevent Gjolenës

Laboratori i kokainës në Frakull, SPAK kërkon konfiskimin e 16 pasurive 2 mln euro të Nikolin e Klevent Gjolenës

foto ilustruese TIRANË- Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka përfunduar hetimet pasurore ndaj Nikolin dhe Klevent Gjolenës dhe ka dërguar për gjykim kërkesën për konfiskimin e 16 pasurive të paluajtshme në Tiranë dhe Durrës. Bëhet fjalë për pasuri me vlerë tregu mbi 2 milionë euro, duke përfshirë apartamente, njësi tregtare dhe garazhe. Sipas njoftimit të SPAK, hetimet financiare kanë evidentuar se personat nën hetim dhe të afërmit e tyre nuk kanë arritur të justfikojnë me burime të ligjshme të ardhurat e përdorura për krijimin e këtyre pasurive.  Në këtë çështje, në nëntor 2022, u sekuestruan 485.5 kilogramë kokainë, të fshehura në një ngarkesë me pleh organik artificial të ardhur nga Kolumbia.  Njoftimi i plotë: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet...