Ky Inter krijon shumë, por duhet të jetë më i pamëshirshëm. Ja pse Chivu nuk shqetësohet
A ka arsye për t’u shqetësuar kur një skuadër krijon rreth 20 raste të pastra për gol? Jo. Po nëse sulmuesit humbin raste? Këtu përgjigjja është më komplekse: do të ishte problem nëse kjo do të kthehej në zakon. Por emrat e tyre heqin çdo dyshim: Lautaro Martinez, Pio Esposito dhe Marcus Thuram. Kapiteni dhe francezi kanë luajtur një Botëror të gjatë dhe është e pashmangshme të mbartin pak lodhje. Pio, ndërkohë, ka pasur më pak mundësi, edhe pse ndaj Cagliarit bëri një ndeshje shumë të mirë. Interi nuk ishte efikas as në raste të tjera. Dimarco pati një mundësi të artë, por me këmbën e gabuar, ndërsa Bastoni humbi një tjetër. Statistikat flasin për 29 gjuajtje totale, 7 prej tyre në kuadrat, shifra që...
Burimi:
telesport.al