“Ky është një turp për Bayern Munich”, zbulohet lojtari bavarez që donte të rrihte Uli Hoeneß

“Ky është një turp për Bayern Munich”, zbulohet lojtari bavarez që donte të rrihte Uli Hoeneß

Uli Hoeneß, mori “Çmimin e Legjendës” në galanë e Sport Bild të hënën në mbrëmje, por ish-ylli i Bayernit, Thomas Helmer, rrëmbeu vëmendjen e të pranishmëve në sallë dhe të publikut më të gjerë duke ndarë një histori të jashtëzakonshme. Ish-mbrojtësi pranoi se dikur donte të rrihte Uli Hoeneß, në atë kohë trajner i Bayern Munich. “Ishte një ndeshje e Ligës së Kampionëve, mendoj kundër Kievit. Stadiumi i Vjetër Olimpik, dukej si -17 gradë, 13,000 spektatorë – por drejtpërdrejt në televizion. Ne ishim 1-0 përpara në pjesën e parë, por mendoj se Kievi vrapoi drejt portës sonë tre herë, ata thjesht nuk e futën topin brenda në rrjetë. Pastaj Hoeneß “u çmend”! ‘Çfarë po luan, çfarë po u shërben spektatorëve? Ky është një turp për...