Ky është 34-vjeçari që u gjet pa shenja jete në Gjilan
Ndahet nga jeta në moshën 34-vjeçare Ardian Matoshi, i njohur si “Ciga” Ardian Matoshi, i njohur me nofkën “Ciga”, ka ndërruar jetë në moshën 34-vjeçare në Gjilan. Matoshi është gjetur pa shenja jete të martën, në shtëpinë e tij në rrugën “Haki Myderizi”. Rasti është iniciuar nga autoritetet si “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Shkaku i saktë i vdekjes pritet të përcaktohet pas përfundimit të ekzaminimeve mjekoligjore. Ardian Matoshi ishte i njohur në mesin e tifozëve të Dritës dhe një prej zërave të tifogrupit “Intelektualët”, ku ishte i pranishëm në mbështetje të klubit. Familjarët kanë bërë të ditur se për kohën dhe vendin e varrimit, si dhe për ceremoninë e të pameve, do të njoftojnë në...
Burimi:
lajme.al