Kuvendi u mbyll sot, Peleshi flet për skenare dhe apelon për dialog: Mbi çdo dallim politik, është Shqipëria
Kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, ka përcjellë një mesazh drejtuar qytetarëve dhe forcave politike, duke bërë thirrje për përgjegjësi, maturi dhe reflektim në një moment që kërkon qetësi dhe bashkëpunim. Qëndrimi vjen pas vendimit të anullimit të seancës pleanre, e cila ishte planifikuar për këtë të enjte. ”Në dritën e të dhënave shqetësuese nga institucionet ligjzbatuese për skenarë të rrezikshëm që po cenojnë rëndë rendin, sigurinë dhe qetësinë publike në vendin tonë dhe për të mos dhënë asnjë shkas për provokim, vendosa ta shtyj me një javë seancën plenare të planifikuar për sot”,-tha kreu i Kuvendit. Përmes mesazhit të tij, Peleshi thekson rëndësinë e dialogut dhe të ruajtjes së paqes, duke ftuar çdo qytetar dhe çdo forcë politike t’i drejtohet arsyes dhe të vendosë interesin...
Burimi:
kohajone.com