Kuvendi sot në seancë plenare, 19 pika në rend dite! Nga interpelanca me ministrin Gonxhe, te Banka e Shqipërisë, Këshilli Fiskal dhe mbrojtja e konsumatorit
Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare për të shqyrtuar një sërë pikash, në fokus të së cilës do të jenë projektligji “Për Bankën e Shqipërisë”, ai për Këshillin Fiskal dhe projektligji për mbrojtjen e konsumatorit. Seanca plenare është planifikuar të nisë në orën 10:00, ndërsa në rendin e ditës janë përfshirë 19 çështje për shqyrtim. Punimet do të nisin me miratimin e procesverbalit të seancës së kaluar, të mbajtur më 22 tetor, si dhe me njoftimet përkatëse. Më pas, deputetët do të zhvillojnë një interpelancë me ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, të kërkuar nga deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa. Një pjesë e rëndësishme e rendit të ditës lidhet me çështjet ekonomike dhe financiare. Përveç projektligjit “Për Bankën e Shqipërisë” dhe atij...
Burimi:
javanews.al