Kuvendi, shënjestër e studentëve/ Reagon Peleshi: Vandalizmi nuk ka lidhje me protestën demokratike
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka reaguar për protestën e zhvilluar në Tiranë, duke dënuar aktet e dhunës dhe dëmtimin e institucioneve publike. Në deklaratën e tij, ai i ka cilësuar të papranueshme sulmet ndaj godinës së Kuvendit dhe objekteve të tjera shtetërore, duke theksuar se dhuna nuk duhet të ngatërrohet me të drejtën për protestë. “Shënjestrimi i godinës së Kuvendit dhe i institucioneve publike, si dhe kthimi i tyre në caqe të zemërimit të verbër, janë të papranueshme”, shkruan Peleshi. Kreu i Kuvendit thekson se vandalizmi nuk përfaqëson protestën demokratike dhe se aktet e dhunës, sipas tij, nuk i shërbejnë asnjë kauze, por dëmtojnë interesin publik dhe shoqërinë. Peleshi u ka bërë gjithashtu thirrje partive dhe subjekteve politike që të distancohen nga nxitjet dhe...
Burimi:
ntv.al