KUVENDI/ Pritet vendimi për pagat e gjyqtarëve e prokurorëve, PD interpelancë me 5 ministra
FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot për seancë plenare, ku në rend dite është parashikuar zhvillimi i pesë interpelancave të thirrura nga Partia Demokratike. Opozita ka kërkuar sqarime nga ministri i Mjedisit Sofjan Jaupaj për administrimin 102 kontejnerëve me mbetje toksike që ndodhen në periferi të qytetit të Durrësit. Interpelancë është kërkuar dhe me ministrin e Brendshëm, post që tashmë i përket Ervin Demos, të cilit PD i kërkon shpjegime për pretendimet se Policia e Shtetit ka përdorur forcë në arrestimin e qytetarëve gjatë protestave. Po ashtu interpelancë është kërkuar edhe me ministren e Arsimit Mirela Kumbaro, ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi dhe atë të Shëndetësisë Klodiana Spahiu. Një nga pikat që pritet të hapë debat mes palëve është darfti i...
Burimi:
zeri.ai