Kuvendi miraton me 83 vota emërimin e Ervin Demos si ministër i Brendshëm! Ja kush janë 2 deputetët që votuan kundër
Ervin Demo është votuar në Kuvend si ministër i Brendshëm, duke marrë 83 vota pro nga deputetët e mazhorancës. Kundër emërimit të tij votuan vetëm dy deputetë, Erald Kapri i Mundësisë dhe Redi Muçi i Lëvizjes Bashkë. Me votimin në Parlament, Demo merr zyrtarisht drejtimin e Ministrisë së Brendshme, pas dekretimit të tij nga Presidenti Bajram Begaj gjatë ditës së djeshme. Demo pason në këtë post Besfort Lamallarin, i cili tashmë i është bashkuar kryeministrit Edi Rama në Kryeministri, në rolin e këshilltarit. Ndryshimi në drejtimin e Ministrisë së Brendshme vjen pas propozimit të kryeministrit Rama dhe dekretimit të Ervin Demos nga Presidenti Begaj. Votimi në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kuvend përmbyll procedurën parlamentare për emërimin e Demos në krye të...
Burimi:
javanews.al