Kuvendi miraton ligjin për të drejtën e autorit, Gonxhja: Platformat e huaja të marrin autorizim për veprat e mbrojtura
YouTube, Facebook, TikTok dhe platformat e tjera online do të duhet të marrin autorizim për përdorimin e veprave të mbrojtura nga e drejta e autorit dhe të reagojnë në rastet kur konstatohen shkelje. Kjo është një nga risitë e ligjit për të drejtën e autorit, të miratuar sot në Kuvend, sipas ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja. Një tjetër ndryshim është detyrimi për platformat ndërkombëtare që operojnë në Shqipëri, por nuk kanë seli në vend, që të caktojnë një përfaqësues ligjor. Sipas Gonxhjes, kjo do t’u japë autorëve shqiptarë një adresë konkrete ku mund të kërkojnë zbatimin e të drejtave të tyre. Ligji parashikon gjithashtu forcimin e pozitës së autorëve në kontrata. Ata do të kenë të drejtë të informohen se si përdoren...
Burimi:
kohajone.com