Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Kuvendi i Kosovës në pauzë, të gjithë presin Kushtetuesen
Nga sot (27 korrik) ka hyrë në fuqi masa e përkohshme e vendosur nga Gjykata Kushtetuese që ndalon deputetët e zgjedhur të ndërmarrin çdo hap drejt konstituimit të Kuvendit deri më 8 gusht. Kjo masë vjen pasi më 26 korrik përfundoi afati 30-ditor i përcaktuar nga Gjykata për formimin e legjislaturës së re. Deputetët kishin edhe të shtunën mundësinë e fundit për ta konstituar Kuvendin, por përpjekjet dështuan. Të shtunën, ata u mblodhën dy herë – në orën 14:00 dhe në 22:00 – në vazhdim të seancës së nisur më 15 prill. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari (Lëvizja Vetëvendosje) kërkoi...