Kutia me euro në vilën e Ballukut në Dhërmi/ Këlliçi: Pasuri e vënë nga populli më i varfër në Europë. Kryeministri mbron korrupsionin!

Kutia me euro në vilën e Ballukut në Dhërmi/ Këlliçi: Pasuri e vënë nga populli më i varfër në Europë. Kryeministri mbron korrupsionin!

Një kuti plot me euro dyshohet se është gjendur në vilën e ish-zv kryeministres Belinda Balluku në Dhërmi, sipas hetimeve të SPAK. Për këtë zhvillim, ka reaguar deputeti demokrat Belind Këlliçi. Ai shprehet se tufat e parasë janë vendosur në kurriz të popullit më të varfër në Europë. Këlliçi thekson se kryeministri Rama mbron korrupsionin, por se fundin e ka afër. Postimi i deputetit të PD-së, Belind Këlliçi Korrupsioni i Edi Ramës dhe bashkëpunëtorëve të tij më të afërt është aq i madh, sa në çdo rast gjendet një kuti e madhe plot me euro. Linda e AKSH-it, sipas SPAK i merrte rryshfetet me arkë vere të mbushur dëng me euro. Ndërkohë, mediat raportojnë sot se në dosjen Balluku, ka një kuti të madhe kartoni...