”Kush na e bëri këtë, duhet të paguajë”, bisedat e Vlora Hysenit me Ergys Agasin. SPAK dyshon për lidhje personale

”Kush na e bëri këtë, duhet të paguajë”, bisedat e Vlora Hysenit me Ergys Agasin. SPAK dyshon për lidhje personale

Ish-drejtoresha e SHISH-it, Vlora Hyseni ka pasur komunikim të vazhdueshëm me biznesmenin Ergys Agasin edhe gjatë kohës që ai ka qenë person në kërkim. Mësohet se Hyseni është marrë në pyetje nga SPAK katër ditë para arrestimit, jo për herë të parë, në cilësinë e personit që ka dijeni dhe e ka pranuar që ka pasur komunikim me Ergys Agasin, në cilësinë e bashkëpunëtorit. Sipas pretendimit të Hysenit, SHISH gjithmonë punon me bashkëpunëtorë. Telefoni i sekuestruar i Ergys Agasit ka me qindra thirrje mes drejtueses së SHISH dhe Ergys Agasit, madje edhe foto e video që nuk janë në cilësinë e bashkëpunëtorit, që sipas SPAK janë më shumë se këto. Ajo ka pranuar që ka pasur vetëm komunikime telefonike dhe jo takime fizike, por prokuroria...